Mbreti shqiptar i gastronomisw në Zvicër, Isni jemini me një lokal të ri në kryeqytetin helvetik

by admin
Spread the love

Celina është një fshat në Komunën e Rahovecit, Kosovë dhe është i vendosur afër magjistrales Prizren-Gjakovë. Në Celinë jetojnë afër 240 familje me afër 3000 banorë. Aty janë ruajtur gjurmët e pranisë së civilizimit të hershëm ilir dhe atij iliro-shqiptar. Nga studimet të cilat i ka bërë enti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturo-Historike në Prizren, dëshmohet se kjo trevë gjatë periudhës romake ishte një trevë e sistemuar, me një zhvillim të lakmueshëm ekonomik. Dallohet me kultivimin e hardhisë dhe prodhimeve të tjera bujqësore e blegtorale.

E pikërisht nga këto troje vjen edhe Isni Jemini, nga mediat zvicerane i pagëzuar si “mbret i gastronomisë në Zvicër”. Mbrëmjen e së premtes, ai kishte ftuar qindra miq e të njohur në hapjen solemne edhe të një lokali, e që mban emrin pikërisht të Celinës, Pizzeria Celina. “Unë jam një mikpritës i pastër në zemër”, thotë 59-vjeçari, transmeton portali Shtegu. Si gjithnjë i qetë e i matur, me një buzëqeshje profesionale ai i priste mysafirët e tij, ndër të cilët ishin pwrfaqwsues tw Ambasadws sw Republikws sw Kosovws nw Bernw, shume afaristw tw ndryshwm, politikan shqiptar nw Zvicwr, Nazim Rexhepi, si dhe kryetari i Lidhjes Shqiptare në Botë, Nazmi Jakurti. “Pata kênaqêsinë të marr pjesê në hapjen e restoranit më të ri të mikut tim, gastronomit më të suksesshëm në Kantonin e Bernws, Mbreti i gastronomisë siç e quajnë mediat zvicerane, zotin Isni Jemini. Me sukseset e tij tê parreshtura, ky është restorani i 27 që e hapë zoti Jemini, ai është ambasador i vërtetë i shqiptarëve në Zvicër. I uroj suksese dhe çdo të mirë!”, ka theksuar Nazim Jakurti.

Ky wshtw lokali i 27-të që Isniu në jetën e tij e ka inauguruar, duke lënë prapa gastronomë të shquar e të famshëm. Në Zvicër, Isniu ka ardhur në moshën studentore, në vitin 1984. Filloi me larje të enëve në restorantin “Spatz am Bärenplatz”, më vonë ishte shef i shërbimit në Hotel Bern. Në vitin 1991, ai personalisht e mori rolin e menaxhuesit me restorantin e tij të parë “Sinnegrrüggli” bë Thun, të cilin e pagëzoi me emrin “Al Ponte”.

You may also like