Mbreti Charles III dënon sulmet “barbare” të Hamasit në Izrael

by admin
Spread the love

Mbreti Charles III është “i tmerruar dhe dënon aktet barbare të terrorizmit në Izrael”, tha të mërkurën një zëdhënës i Pallatit Buckingham.

“Kjo është një situatë për të cilën Madhëria e Tij është jashtëzakonisht e shqetësuar dhe ka kërkuar që të mbahet i përditësuar në mënyrë aktive”- tha zëdhënësi.

Mendimet dhe lutjet e tij janë me të gjithë ata që vuajnë, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit, por edhe ata që janë përfshirë aktivisht teksa flasim“- vijoi zëdhënësi, duke përfunduar: “Madhëria e tij është tmerruar dhe dënon aktet barbare të terrorizmit në Izraeli”.


Top Channel

You may also like