Mbrëmë u konfirmuan 8 skuadrat çerekfinaliste, ja kur hidhet shorti për përballjet në “Champions League”

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme u kompletua faza çerekfinale e Ligës së Kampionëve me 8 skuadrat më të mirë evropiane.

Mësohet që shorti për përballjet e tjera që më pas do të sjellë kualifikimin e 4 skuadrave në gjysmë finale do të hidhet ditën e nesërme (15 mars).

Manchester City, Real Madridi, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Arsenali, Barcelona, Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi janë tetë ekipet që arritën të kualifikoheshin për çerekfinale.

Barcelona u rikthye pas 4 vitesh mungesë në këtë fazë të kompeticionit prestigjioz.
Finalja e Champions League këtë edicion do të luhet në stadiumin legjendar “Ëembley” të Londrës, më 1 qershor.


Top Channel

You may also like