Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Basha: Përjashtimi i Berishës nuk ishte i lehtë, por i duhur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike, ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të kësaj partie, ku burime për ABC bëjnë me dije se Basha para të pranishmëve ka hedhur akuza ndaj mbështetësve të Sali Berishës.

Për kreun e PD-së, mbështetësit e Sali Berishës janë një pakicë që kanë vendosur që të dalin kundër demokratëve.

“Dua t’ju falenderoj të gjithë që krah për krah me njëri tjetrin vazhdojmë të jemi bashkë, për demokratët, për Partinë Demokratike. Në këtë sallë janë burrat dhe gratë, vajzat dhe djemtë e Partisë Demokratike, që me përgjegjshmërinë që i kanë ngarkuar demokratët, kanë si mision të mbrojnë Partinë Demokratike dhe të l*uftojnë të vetmin kundërshtar që kemi Edi Ramën. Për fat të keq, një pakicë brenda nesh ka zgjedhur të na luftojë ne, demokratët”, është shprehur Basha.

Mes të tjerash,Basha është ndalur tek d*huna në protestën e e 8 janarit të organizuar nga Sali Berisha, duke thënë se ato akte janë vija e kuqe. Basha ka thënë dy mesazh kundër Sali Berishës.

“D*huna nuk mund të jetë kurrë mekanizëm imponimi në Partinë Demokratike. Kurrë. Nuk mund t’i imponohesh institucioneve të partisë me dhunë. •Demokratët e refuzuan dhunën e organizuar nga Sali Berisha. Ne të gjithë duhet t’i falenderojmë pa ndërprerje për këtë. Mund të jenë mashtruar, detyruar, mund tu kenë bërë presion, kam qindra mesazhe nga më skandalozet për mesazhet që u janë bërë, apo edhe thjesht për momentin nuk kanë qenë të qartë”, mësohet të jetë shprehur Basha.

Për Bashën Sali Berisha ka vetëm një qëllim, “të dëmtojë, mundësisht ta shkatërrojë Partinë Demokratike.
“Sali Berisha do akoma që ta përdor PD si mburojë. Ne nuk e kemi lejuar këtë, ne nuk do ta lejojmë këtë.” tha Basha.

Gjithashtu, Basha është treguar i hapur për çdo demokrat që dëshiron të jetë bashkëpunues, duke thënë se dora e tij është e shtrirë.

“Unë e kam dorën të shtrirë ndaj çdo demokrati që do një PD të forte ne partneritet dhe aleance me SHBA dhe kundër regjimit të korruptuar te Edi Rames. Askush nuk është i tepërt. Ju kërkoj dhe ju të shtrini dorën e bashkëpunimit për çdo demokrat. Për çdo qytetar që do ndryshimin dhe nxjerrjen e Shqipërisë, familjeve të tyre dhe në veçanti fëmijëve të tyre nga kjo krizë e rëndë”, tha Basha.

You may also like