Mbishkrimi Kosova në Beograd dhe gënjeshtari Borovçanin 

by admin
Spread the love

Në Serbi nuk është bërë bujë dhe vazhdon një heshtje e thellë e shumicës prej mediave serbe, të cilat nuk kanë shkruar për Kombëtaren e Kosovës që garoi në kryeqytetin e Serbisë, ku me 12 shkurt u mbajt Kampionati Ballkanik.

I vetmi medium që ka shkruar është “Glas Javnost”, me titull: “Serbia e njeh Kosovën?”.

Radio “Kim”, medium serb në Kosovë, që financohet nga Serbia, ka shkruar: “Atletët nga Kosova morën pjesë për herë të parë në kampionatin e Beogradit.

Kampionati Ballkanik në Beograd

Sportistët nga Kosova për herë të parë morën pjesë në garat ndërkombëtare në territorin e Serbisë. Federata e Atletikës së Kosovës të shtunën ka garuar me sportistë të rinj në Kampionatin Ballkanik nën 20 vjeç”. 

Media tjetër, “Nova.rs”, shkruan se sportistët u paraqitën me mbishkrimin Kosova.

“Atletët nga i ashtuquajturi ekip atletik Kosova mori pjesë në Kampionatin Ballkanik për garuesit nën 20 vjeç, të mbajtur në Beograd.

Sportistët e përmendur, siç ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës në profilin e tij në Twitter, “për herë të parë garojnë me atë emër në territorin e Serbisë”.

Edhe pse në pajisje kishin mbishkrimin “Kosova”, flamuri nuk u vendosë në sallën e Beogradit.

Kujtojmë, në Beograd gjatë vjeshtës që e lamë pas u mbajt edhe Kampionati Botëror i boksit, por garuesit nga Kosova nuk u lejuan të kalojnë kufirin me tuta sportive me të ashtuquajturën Kosova.

Në atë kohë delegacionit të Kosovës iu kërkua që të vazhdonte udhëtimin pa pajisje dhe emblemë, gjë që nuk e pranuan.

Ata kanë tentuar të kalojnë tri herë, por siç është shpjeguar policia serbe gjoja “ka marrë urdhër nga qeveria serbe që të mos i lejojë të hyjë””, shkruan “Nova”.

Kryetari i Federatës së Boksit të Serbisë, Nenad Borovçanin, një gënjeshtar i madh dhe krah i djathtë i Aleksandër Vuçiqit, ish zëdhënësit të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, pati deklaruar se boksierët e Kosovës nuk kanë aplikuar as për Kampionatin Botëror në Beograd.

“Kosova nuk është në listë, marrin pjesë boksierë nga 103 shtete, Kosova nuk është, as boksierët e tyre. Ata nuk janë zyrtarisht në listë”, gënjeu në atë kohë Borovçanin.

You may also like