Mbikqyrës i votimit të Agim Ademit u emërua vëllai i huliganit që rrahu portierin e Ballkanit

by admin
Spread the love

Agim Ademi është rizgjedhur Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për katër vite të tjera, shkruan Insajderi.org

Pa praninë, e gazetarëve dhe mediave, sot u mbajt Kuvendi i FFK-së, me 43 delegatë të pranishëm, ku me me 42 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër, Agim Ademi u zgjodh President i FFK-së.

Gjatë zhvillimit të Kuvendit Zgjedhor është emëruar Komisioni Verifikues i procesit zgjedhor të FFK-së, i cili ka për detyrë verifikimin e delegatëve, kushtet dhe numrin e tyre.

Anëtar i këtij komisioni është zgjedhur, në mesin e tre delegatëve, edhe drejtori të klubit SC Gjilani, Sevdail Robelli, vëllai i Fadil Robellit, të arrestuarit për dhunën ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.

Insajderi, ditën e diel, raportoi ekskluzivisht se një prej tifozëve që sulmoi portierin e Ballkanit, Stivi Frashëri, ishte Fadil Robelli, vëllai i drejtorit të SC Gjilanit, Sevdail Robellit.

Fidan Robelli në momentin e golit të barazimit të skuadrës së tij, arriti të futej në fushë dhe më pas sulmoi portierin Frashëri.

Me kërkesë të prokurorisë Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Robellit si dhe të akuzuarit tjetër, Blend Korça, i janë caktuar si masë paraburgimi 30 (tridhjetë) ditë.

Teksa, klubi i Gjilanit u distancua nga ky incident, duke theksuar se deri te kjo erdhi pas një reagimi të dobët nga ana e Policisë së Kosovës.

Komisioni i Garave ende nuk ka dhënë ka dhënë dënimin për klubin që e përfaqëson Sevdai Robelli, atë të Gjilanit dhe as njoftimin për fatin e ndeshjes (Gjilani – Ballkani) që përfundoi me rezulat 1-1.

/Insajderi.org

You may also like