Mbi 800 iftare falas, “Agimi i bamirësisë” shembull që duhet të ndiqet

by admin
Spread the love

Shoqata “Agimi i bamirësisë”, që vepron në Tetovë sonte ka tejkaluar numrin 800 të iftareve falas që ka shtruar për studentët dhe nevojtarët. Në këtë iftar, të parafundit për këtë muaj të Ramazanit ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Vullnetarët e shoqatës humanitare “Agimi i Bamirësisë”, përgjatë gjithë muajit të Bekuar të Ramazanit kanë shpërndarë iftare për familjet në nevojë dhe studentët. Sot, bashkë me stafin e shoqatës bëmë përgatitjen dhe shpërndarjen e mbi 800 iftareve. Vullneti i tyre është kaq fisnik dhe i mrekullueshëm.

“Allahu i madhërishëm i bekoftë për kontributin e vazhdueshëm e që gjenden gjithmonë pranë nevojtarëve dhe studentëve!”, shkroi Kasami në Facebook.

You may also like