Mbi 500 gola në karrierë, sulmuesi rikthehet për një aventurë të fundit në moshën 51-vjeçare!

by admin
Spread the love

Sossio Aruta, nuk kërkon të heqë dorë nga ëndrra.

Futbolli është jeta e tij dhe në moshën 51-vjeçare është i gatshëm të rikthehet në fushë. Vetë italiani e ka lajmëruar diçka të tillë nëpërmjet rrjeteve sociale teksa do t’i bashkohet një skuadre amatore, Qualiano, në provincën e Napolit.

Sulmuesi që mund të konsiderohet pa frikë si një “stekë e vjetër”, falenderon klubin për besimin e dhënë ndërsa bomberi që në karrierën e tij ka shënuar më shumë se 500 gola mes futbollit profesionist dhe atij amator, është vendosur në kërkim të golit numër 600. “Më mungojnë edhe 20 të tjerë”, shprehet Aruta për të cilin mosha duket se ka stopuar.

Në karrierën e tij, ai që konsiderohet si “Mbreti Luan” është aktivizuar me 25 skuadra mes të cilave Pescara, Cosenza, Ascoli, Foggia apo edhe Frosinone. Tashmë, Qualiano do të bëhet ekipi i tij numër 26-të dhe kështu 51-vjeçari nis “gjuetinë” për golin numër 600 në karrierë./ Super Sport


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like