Mbi 110 shkurorëzime veç për një muaj – rritja e luksit shihet si faktorë, këto mund të jenë pasojat

by admin
Spread the love

Vetëm gjatë muajit janar të këtij
vitit, në Kosovë kanë ndodhur gjithsejtë 119 raste të shkurorëzimeve. Që ka numër kaq të madh të ndarjeve po
ndikojnë shumë faktorë thonë psikolog e sociolog në vend.

Nga këndvështrimi psikologjik Ilir
Havolli nga Shoqata e Psikologëve ka thënë se faktorët psikologjik,
psikofiziologjik, social dhe socio kulturorë, ndikojnë në rritjen e numrit të
shkurorëzimeve, ku sipas tij, me eliminimin e këtyre faktorëve mund të
mënjanohet fenomeni i shkurorëzimit.

“Duke pasur parasysh numrin shumë
të madh kohëve të fundit të shkurorëzimeve që po ndodhin në Kosovë, janë një
mori faktorësh të cilët ndikojnë që të rritet ky numër i shkurorëzimeve, duke
filluar nga faktorët psikologjik, psikofiziologjik, social dhe socio-kulturor”.

Sipas tij, edukimi familjar është
çelësi i suksesit për një shoqëri të shëndoshë, duke shtuar se faktori ekonomik
ka bërë që të ketë numër të madh të shkurorëzimeve.

Madje ai thotë se pas periudhës së
divorcit çiftet përballen me paragjykime të ndryshme të cilat kanë ndikim
negativ te dy gjinitë.

“Faktori ekonomik ka ndikim në
rritjen e rasteve të shkurorëzimit pasi që mungesa e të mirave materiale shtynë
që individët brenda familjes të krijojnë sjellje agresive e cila pastaj ndikon
në rrënimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit, të respektit reciprok mes
çifteve gjë e cila pastaj kalon në akte të dhunës dhe në produktin final të
kësaj është shkurorëzimi. Edukimi familjar është çelësi i suksesit për një
shoqëri të shëndoshë”.

“Pas periudhës së divorcit çiftet
përballen me paragjykime të ndryshme të cilat kanë ndikim negativ tek dy
gjinitë. Këto ndikojnë në rritjen e shqetësimeve psikologjike dhe krahas këtyre
ndikojnë  në rritjen e dozës së stresit dhe ankthit gjë e cila pastaj
ndikon edhe në uljen e vetëbesimit dhe vetëvlerësimit të individëve gjë e cila
është produkt i shkurorëzimit”.

Ndërsa sociologu Bekim Selishta si
masë parandaluese ka përmendur “modelin gjerman”, që ka të bëjë me
punësimin e gruas, dhe mundësinë e pagesës së tatimit 75 për qind më pak ndaj
shtetit nëse krijon familje.

“Rritja e divorceve nuk mund të
fokusohet vetëm në një problem ose në një shkaktar, por janë disa mori shkaktarësh
që ndikojnë. Nëse dëshirojmë me i trajtuar më seriozisht këto fenomene duhet të
marrim modelin gjerman i cili ndikon tek çiftet e reja që kanë përparësi në
punësim, në sektorin publik ose privat”.

“Përparësi shumë e madhe që kanë është
se nëse kanë fëmijë, i pari i dyti dhe i treti shkojnë prej 30 deri në 75 për qind
më pak tatim paguan ndaj shtetit nëse krijon familje. Kjo është një përparësi e
madh që ndikon pozitivisht tek çiftet e reja që nuk kanë ngarkesën
psikologjike, ekonomike, sociale dhe shumë probleme të tjera që kalojnë rrugës”.

Ai ka numëruar disa faktorë që mund të
ndikojnë në parandalimin e ndarjeve, duke përmendur premtimet e Qeverisë
kreditë e buta për çiftet e reja, rritjen e asistencës sociale etj, raporton EO.

“Qeveria aktuale ka ardhur në
pushtet me shumë premtime në aspektet sociale. Ka qenë një prej premtimeve
bazë, kreditë e buta për çiftet e reja, dhe rritja e asistencës sociale dhe
ndihma tek lehonat dhe fëmijët e sapolindur. Dhe kjo është një faktor, i cili
nuk mund të themi që e ndal shkurorëzimin, por ndikon pozitivisht”.

Ai tha se një nga arsyet e divorceve
të shpeshta te moshat e reja se sa te ato më të vjetra ndodh për shkak se është
rritur “luksi” më shumë në vendin tonë.

“Është rritur luksi tek ne më
shumë. Para luftës nuk është diskutuar se çka po ndodh për luksin. por për
mbijetesën. Tek ne çka duhet është që femrat e punësuara me pas më shumë
kujdes ndaj familjes. Familja kërkon sakrificë”.

“Tek ne kanë shumë përparësi në
punësim, por në këtë aspekt duhet me zhvilluar edhe tolerancën që edhe nëse
punon ka obligime edhe brenda familjes. Tek ne nuk diskutohet për mbijetesë,
por brenda familjeve ka hyrë ana komerciale, dhe kjo ndikon shumë negativisht”.

You may also like