“Mbase sot lajmi i mirë”, çfarë po paralajmëron Rama nga samiti i NATO-s

by admin
Spread the love

Në Madrid mbahet sot dita e dytë e samitit të NATO-s. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në llogarinë e tij në Facebook një video me pamje nga punimet në samit, ndërsa janë mbledhur krerët e 30 vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruan kreu i qeverisë, ndërsa shfaqet duke biseduar me liderët perëndimorë dhe presidentin bullgar Rumen Radev.

Kujtojmë që hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut u pengua për shkak të vetos bullgare. Por biseda nuk është ndalur vetëm mes Ramës dhe Radev. Në pamje mund të shihet po ashtu se krah Ministrit të Jashtëm të RMV, Bujar Osmani, Kryeministri Rama bisedon me presidentin francez Emmanuel Macron dhe presidentin bullgar Radev.

You may also like