Mbappe shpëton Francën nga humbja, Kroacia surprizon Danimarkën

by admin
Spread the love

Një gol i Mbappe në fund të takimit ka shpëtuar Francën nga humbja në sfidën kundër Austrisë. Vendasit mbyllin pjesën e parë në avantazh, falë golit të shënuar nga Weimann, por ylli i PSG-së barazon shifrat 7 minuta para përfundimit të takimit. “Gjelat” vazhdojnë të zhgënjejnë në Nations League, pasi nuk njohin fitore pas 3 ndeshjesh të luajtura dhe aktualisht mbyllin grupin në kuotën e 2 pikëve.

Një gol i Pasalic në pjesën e dytë i ka dhënë një fitore të çmuar Kroacisë në transfertën kundër Danimarkës. Ballkanasit ngjiten në kuotën e 4 pikëve, ndërsa danezët humbasin një shans të artë për tu shkëputur akoma më shumë në krye (gjithsesi kryesojnë grupin me 6 pikë).

Sllovakia ka fituar 1-0 në transfertë përballë Azerbaixhanit, ndërsa sfida Bjellorusi-Kazakistan ka përfunduar në barazim 1-1.

Andorra ka mposhtur 2-1 Lihtenshtejnin, ndërsa Letonia ka fituar bindshëm 4-2 në transfertë kundër Moldavisë. / Oversport.tv

Foto: Equipe de France Twitter

You may also like