“Mbappe qëndron 100%”, Ancelotti ngacmon: Trajnerët gënjejnë ndonjëherë

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe mbetet kryefjala në merkato. Sulmuesit i përfundon kontrata me PSG më 30 qershor dhe deri më tani sulmuesi nuk ka pranuar të rinovojë.

Real Madrid nga ana tjetër po tenton ta transferojë me parametra zero dhe për francezin është një ëndërr që dëshiron ta realizojë.

Së fundmi për Mbappe ka folur edhe trajneri i spanjollëve, Carlo Ancelotti. Italianit i është theksuar një fjali e Pochettino, i cili ka deklaruar se sulmuesi do të qëndrojë 100% te PSG.

Ancelotti shprehet kështu: “Epo, ndonjëherë trajnerët nuk e thonë të vërtetën”. Një ngacmim kështu për PSG-në, që trajneri italian e ka drejtuar në të shkuarën. / oversport.tv

You may also like