Mbappe: E ardhmja ime? Pothuajse e kam marrë vendimin

by admin
Spread the love

Në Ligue 1 janë ndarë edhe çmimet UNFP për lojtarët më të mirë të këtij sezoni, ku Kylian Mbappe u shpall edhe lojtari më i mirë i kampionatit francez. Ndërkohë që gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ylli i PSG foli edhe për të ardhmen e tij.

Ai tha se vendimi i tij është pothuajse i marrë. Megjithatë, Mbappe nuk zbuloi asnjë gjë për momentin duke i kërkuar edhe gazetarit që e pyeti të bënte disi durim pasi shumë shpejtë do ta zbulojën të gjithë.

“Vendimi im? Do ta zbulojmë shumë shpejtë. Unë pothuajse e kam marrë vendimin tim”, siguroi fillimisht Mbappe. Megjithatë a do të jetë e ardhmja e tij tek PSG apo Real Madrid ende asgjë nuk është zbuluar nga Mbappe që e fiton këtë çmim për herën e tretë radhazi. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like