Mbape vazhdon të vendosë rekorde në Champions. Arrin Inzagin me Euzebion, kërcënon dyshen Ibra-Sheva

by admin
Spread the love

Kilian Mbape vazhdon të jetë vendimtar në Ligën e Kampioneve me golat e tij dhe që në moshën 25-vjeçare, është kthyer në një nga golashënuesit më të mirë në historinë e këtij turneu.

Me dy golat e shënuar sot përballë Real Sociedad me fanellën e PSG-së, Mbape arriti kuotën e 46 golave të realizuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Europë. Kështu, ai iu bashkua në vendin e 12 të renditjes së të gjitha kohërave dy bomberave që kanë bërë histori në këtë turne, italianit Filipo Inzagi dhe portugezit Euzebio.

Hapi i radhës për francezin do të jetë vendi i 10, ku gjenden dy ikona të tjera ndërkombëtare, Zlatan Ibrahimoviç dhe Andri Shevçenko, të cilët kanë shënuar 48 gola secili gjatë karrierës së tyre në Ligën e Kampioneve.

Njëkohësisht, me dy golat e shënuar me të djathtën, ai përmirësoi rekordin e turneut, duke çuar në 23 numrin e gola radhazi të shënuar me të njëjtën këmbë..

PANORAMASPORT.AL

You may also like