Mbahet protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, të pranishëm presidentja Osmani e ambasadorë

by admin
Spread the love

Organizata joqeveritare dhe Institucionet e Kosovës kanë organizuar një protestë solidarizuese me popullin e Ukrainës, i cili po përballet me agresionin nga Rusia, raporton Ekonomia Online.

Dajana Berisha, drejtoreshë ekzekutive e Forumit për Iniciativa Qytetare “FIQ” për Ekonomia Online tha se i kanë ftuar në këtë protestë institucionet e Kosovës, ambasadat e të gjitha organizatat joqeveritare.

Të pranishëm janë ambasadorë të akredituar në Kosovë, gazetarë e përfaqësues të shoqërisë civile.

Kësaj protestë iu është bashkangjitur edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

You may also like