Mazrekaj: Një pikë që vlen në këto kohë të vështira, kam hequr dorë nga penalltitë

by admin
Spread the love

Një nga protagonistët e sfidës kundër Tiranës, autori i 2 golave të Laçit, Mentor Mazrekaj ka folur për Oversport pas barazimit 3-3 përballë kampionëve të Shqipërisë.

“Jam i kënaqur nga ky barazim, sepse mendoj se në këto momente të vështira, edhe një pikë ndaj Tiranës kampione është shumë e mirë. Penalltia? Kam humbur 2-3 penallti dhe kam vendosur mos t’i gjuajë më.

Në Shqipëri po të kesh ecuri të keqe s’është gjë e mirë, por nuk kishim as fat. Shpresoj që pas kësaj gjëje të ndryshojnë gjërat.

Ç’po ndodh me trajnerin, si është situata? Kjo nuk është pyetje për mua. Ne lojtarët do ndjekim çdo trajner, këdo që do të na vendosi klubi. Ne nuk ka pse të mos na pëlqejë trajneri.

Goli i dytë? E kërkove vetë? Të them që është tentativë drejt portës nga 40 metra distancë, atëherë gënjej. Por unë e hedh topin gjithmonë drejt portës, me shpresën që të përfundojë në rrjetë.

Kemi 7 ndeshje që nuk luajmë me të njëjtit mesfushorë. Çdo ndeshje rotacion nuk është gjë e mirë.

Deri sa ta kuptojnë lojtarët e rinj mentalitetin. Mendoj se do të shihni një Laç tjetër”, ka thënë mes të tjerash Mazrekaj. / Oversport.tv

You may also like