Mazrekaj, Latifi e pastaj të tjerët: Kush janë 10 dribluesit “top” të Superiores

by admin
Spread the love

Klasi i Mentor Mazrekajt nuk është vënë kurrë në dyshim. Sulmuesi anësor, i cili para pak ditësh ka mbushur 33 vjeç, është lojtari që tenton më shumë driblime në kampionatin tonë.

Futbollisti i Laçit tenton mesatarisht 7.78 driblime në 90 minuta dhe rivali tjetër i tij është një tjetër sulmues i majtë, Liridon Latifi.

Anësori i Vllaznia, gjithashtu shqiptar i Kosovës, provon driblime 7.06 herë në 90 minuta, ndërsa në podium është edhe një brazilian i Egnatias, Jackson.

Në 10 lojtarët që provojnë të driblojnë më shumë Partizani ka tre lojtarë, Skukën, Markun dhe Malën, kurse nga Tirana është vetëm Redon Xhixha.

Pjesëmarrje në masë edhe Egnatia. Veç Jackson, spikasin edhe Pedro Augusto dhe Ilirid Ademi. Në dhjetëshe është edhe Victor Da Silva i Vllaznisë, i njohur për cilësitë e tij teknike. / oversport.tv

Lojtarët me më shume driblime të tentuara | Foto: FSHF.org

You may also like