“Maxhoranca bojkotoi”, PS i përgjigjet Alibeajt: Ai vazhdon të shkelë rregulloren

by admin
Spread the love

Pas deklaratës së Alibeaj, vjen një reagim nga nënkryetarit të komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit Toni Gogu. Përfaqësues i maxhorancës thekson se Alibeaj ka vazhduar me shkeljen e rregullores.

Sipas Gogut, në mirëbesim iu ishte propozuar kolegeve të opozitës që t’a vazhdonin mbledhjen ditën e enjte, ndërsa bën apel për komunikim duke shmangur sipas tij “furtuna në gota foltoresh”.

Deklarata e Gogut:

“Me keqardhje vura re sot sesi Zoti Alibeaj ka vazhduar shkeljen rregullores se Kuvendit dhe mirebesimit mes palëve. Përcaktimi i mbledhjes së ardhshme të Komisionit ishte pika e fundit në rendin e ditës dhe nevojitej të votohej nga Komisioni. Në kushtet e pamundësisë së votimit nga Komisioni të kësaj pike të rendit të ditës dhe njoftimit nga sekretaria në kohë të papërshtatshme dhe të padakortësuar, ndërkohë që kemi planifikuar aktivitete në zonat elektorale, u kemi propozuar kolegeve te opozites t’a vazhdojmë mbledhjen ditën e enjte. Në frymën e bashkrendimit të punëve dhe shërbimit në mënyrën me dinjitoze interesit qytetar, lipset që te komunkojmë, të debatojmë, e te vendosim se bashku ne frymen dhe germen e ligjit dhe jo të krijojmë furtuna në gota foltoresh”, thotë Gogu.

The post “Maxhoranca bojkotoi”, PS i përgjigjet Alibeajt: Ai vazhdon të shkelë rregulloren appeared first on Lajme.al.

You may also like