Mauro Icardi mund të transferohet në Real Madrid

by admin
Spread the love

Real Madridi raportohet se është i vendosur që në muajin janar të blejë një sulmues.

Sipas medieve spanjolle, ylli argjentinas i Galatasarayt, Mauro Icardi është objektiv i “Los Blancos”.

Argjentinasi, i cili po shkëlqen tek klubi i famshëm turk, qysh në muajin e ardhshëm mund të bëjë hapin gjigant në karrierën e tij duke iu bashkuar Real Madridit.

Krerët e skuadrës “merenguese” thuhet se tashmë janë duke u përgatitur për të nisur negociatat me agjentin e lojtarit për transferimin e Icardi në Madrid.

Real Madridi akoma nuk e ka gjetur pasuesin e Karim Benzemas, i cili gjatë verës që lamë prapa u transferua në Arabinë Saudite.

Icardi nga madrilenët shihet lojtar ideal për të zëvendësuar Benzema-n, edhe pse është pak e besueshme se Galatasaray do të heq dorë nga ylli i tyre.

Muaji janar me gjasë do të jetë i “nxehtë” për Icardin.

You may also like