Matic: Mourinho ka diçka më shumë se të tjerët, Dybala do të sjellë kualitet te Roma

by admin
Spread the love

“Kur vendosa të largohem nga Manchester United, pata një telefonatë nga Mourinho. Thash po për 5 minuta.” Këto kanë qenë fjalët e Nemanja Matic për sa i përket transferimit të tij te Roma.

Në një intervistë për Il Messaggero, mesfushori serb nuk ka asnjë fjalë tjetër përveç se elozheve për teknikun e tij Jose Mourinho. “Ka thjesht diçka më shumë se të tjerët. Të motivon, nxit sepse është i pari që dëshiron të fitojë.

Mendoj se nuk e kam parë kurrë të kënaqur dhe kjo është mënyra e tij. Për çdo lojtar bëhet një privilegj të trajnohet prej tij.”

Ish-mesfushori i United nuk ka asnjë dyshim se Paulo Dybala do të sjellë gjëra të mira në Romë. “Do të sjellë atë kualitetin shtesë që duhet për të pasur rezultate në të ardhmen. E di se sa i rrezikshëm mund të jetë, është lojtari u duhur për ne sepse mund të luajë si sulmues i dytë dhe si trekuartist.” /oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like