Materazzi: Juventus-Inter sfida e sfidave, shpresoj ta vendosë Barella

by admin
Spread the love

Ish-mbrojtësi i Interit, Marco Materazzi ka dhënë një intervistë për “La Gazzetta dello Sport”, ku është munduar të shpjegojë problemet e zikaltërve:

“Ndonjëherë gjërat ndodhin edhe për shkak të zakonit për të nisur topin me këmbë që nga mbrojtja. Për këtë Interi nuk është më zot i fatit të tij. Ne luanim ndryshe dhe që pas derbit gjithçka ka ndryshuar. Duket sikur është shuar diçka dhe mbizotëron frika, duket që mungon siguria”.

Materazzi ka analizuar edhe supersfidën e së dielës në Torino: “Kjo është ndeshja që ndihet më shumë, për një mijë arsye, të paktën kështu e përjetonim në kohën time.

Skuadra e Inzaghit ka cilësi, lojtarët janë, po ashtu edhe trajneri. Tani duhet të bëhet grupi dhe të mos i lihet asgjë rastësisë.

Do të më pëlqente shumë që Barella të ishte vendimtarë në këtë sfidë. Tani është në vështirësi, por nëse jemi aty lart, jemi falë tij. Ose le ta vendosë Bastoni”, ka thënë mes të tjerash Materazzi. / Oversport.tv

Foto: Inter Twitter

You may also like