Matematikë “me detyrim” deri në 18 vjeç! Rishi Sunak gati planin për arsimin

by admin
Spread the love

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka gati planet për të siguruar që të gjithë nxënësit në Angli të studiojnë matematikën në një formë ose një tjetër deri në moshën 18 vjeç.

Rishi Sunak do të shpallë qëllimin në fjalimin e tij të parë të vitit 2023,të cilin ai do ta përdorë për të përcaktuar prioritetet e tij për vitin.

“Në një botë ku të dhënat janë kudo dhe statistikat mbështesin çdo punë, punët e fëmijëve tanë do të kërkojnë më shumë aftësi analitike se kurrë më parë. T’i lëmë fëmijët tanë të dalin në botë pa ato aftësi, do të thotë t’i zhgënjejmë fëmijët tanë“, thuhet në një pjesë të fjalimit të tij.

Vetëm gjysma e 16 deri në 19-vjeçarëve studiojnë matematikë, sipas Sunak, por kjo shifër përfshin edhe nxënësit që bëjnë kurse shkencore.

Ndërsa nuk është e qartë se çfarë do të nënkuptojnë planet për studentët që dëshirojnë të studiojnë shkencat humane ose artet krijuese.

Sipas Institutit për Studime Fiskale, numri i 16-18 vjeçarëve parashikohet të rritet me një total prej 18% midis 2021 dhe 2030, ekuivalent me 200,000 studentë shtesë.

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri  pritet gjithashtu të zgjerojë vizionin e tij për Mbretërinë e Bashkuar dhe të rishikojë komentet e bëra në dhjetor për sistemin shëndetësor të vendit që ka zhvilluar disa greva deri më tani.


Top Channel

You may also like