Maskarallëku i një mjeku në Tetovë – Shqip

by admin
Spread the love

Në rrjetet sociale është shfaqur një video skandaloze që dyshohet se është bërë nga një anesteziolog në Repartin e Gjinekologjisë në spitalin e Tetovës.

Një burrë ka filmuar një paciente që po i nënshtrohej një procedure dhe video është transmetuar drejtpërdrejt në TikTok, shkruan TV21.

Televizioni i përmendur e ka konfirmuar vërtetësinë e regjistrimit, dhe personi që e ka bërë atë është i angazhuar në departamentin e abortit. Siç dëgjohet në incizim, ai gjatë gjithë kohës është duke qeshur.

Rasti nuk është denoncuar menjëherë në polici, por është bërë kur drejtori i institucionit ka marrë vesh regjistrimin.

TV21 ka tentuar të kontaktojë me personin që ka regjistruar videon, por ende nuk ka përgjigje.

Zbulimi i këtij skandali në spitalin e Tetovës vjen vetëm pak ditë pas tragjedisë së madhe në spitalin e Manastirit, ku një i porsalindur ndërroi jetë menjëherë pas lindjes për shkak të gjoja paaftësisë dhe joprofesionalizmit të mjekëve, shkruajnë mediat maqedonase. /tesheshi.com/

You may also like