Mashtroi për origjinën e mbrojtësit/ Ekuadori rrezikon përjashtimin nga Katar 2022

by admin
Spread the love

Ekuadori mund të përjashtohet nga Kupa e Botës e këtij viti, Katar 2022, pasi dyshohet se mbrojtësi i tyre Byron Castillo falsifikoi dokumentet e tij të lindjes dhe në fakt është kolumbian, që do të thotë se ai nuk duhej të kishte qenë i pranishëm në kualifikueset e këtij kompeticioni.

Federata e Ekuadorit është hetuar nga FIFA pas akuzave të ngritura nga Kili, i cili përfundoi i shtati në kualifikueset e Amerikës së Jugut dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Katar, ndërsa Ekuadori përfundoi në vendin e katërt.

Kili pretendoi se ata kishin prova se Castillo kishte lindur në Tumaco, Kolumbi në 1995, dhe jo në Guayaquil, siç thuhet në dokumentet e tij zyrtare. Kili pretendoi se mbrojtësi i Barcelonës përdori një pasaportë dhe certifikatë lindjeje false.

Mundo Deportivo raporton se hetimi i FIFA ka përfunduar dhe vendimi për të përjashtuar Ekuadorin nga Katar 2022 është marrë dhe do të bëhet publik në ditët në vijim.Më tej në raportime theksohet se me përjashtimin e Ekuadorit ka një shpresë të zbehtë për Italinë, pavarësisht se Maqedonia e Veriut u përjashtua në play-off. Kjo mund të jetë e mundur nëse FIFA i jep vendin e Ekuadorit ekipit me pozicionin më të mirë në renditjen e tyre botërore./ Shqip


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like