MASH: Pagesa të racionit të subvencionuar të studentëve do të ketë deri në fund të muajit

by admin
Spread the love




Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se pagesa e mjeteve në bazë të racionit të subvencionuar të studentëve do të bëhet deri në fund të muajit aktual. Të gjithë studentët që do të realizojnë të drejtën e tyre do të marrin në mënyrë retroaktive mjete në llogaritë e tyre të transaksionit për dy muaj e gjysmë, gjegjësisht për gjysmën e shtatorit për tetor dhe nëntor.

“Aktualisht, komisioni në kuadër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, përgjegjës për të kontrolluar nëse studentët/aplikantët i plotësojnë kërkesat sipas Ligjit për racion të subvencionuar të studentëve, kryen komparacion të të dhënave të shënuara në aplikimet dhe të dhënat që kemi marrë nga institucionet e tjera kompetente – DAP, APRM, FPISM, MPB dhe të gjitha universitetet”, theksohet në kumtesë.

Çdo student/aplikant do të marrë aktvendim përmes sistemit ku është bërë aplikimi, ndërsa pagesa do të realizohet menjëherë më pas.

Nga MASH-i informojnë se gjatë thirrjes, e cila zgjati nga data 25 nëntor deri më 3 dhjetor, janë pranuar mbi 31 mijë aplikime.


You may also like