MASH: Ndahen 3.000 bursa për studentët, tre kategori të reja të bursave

by admin
Spread the love

 Në ueb faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mon.gov.mk është publikuar Konkursi për ndarjen e bursave të studentëve për vitin akademik 2022-2023. Janë paraparë të ndahen 3000 bursa ndërsa këtë vit janë paraparë tre kategori të reja, të cilat janë rezultat i informatave për mungesën e kuadrit në fusha të caktuara.

Siç kumtoi MASH, për herë të parë do të ndahen 30 bursa për student të regjistruar në programet studimore në fushën e shkencave të bujqësisë veterinarisë dhe pylltarisë . Risi këtë vit është edhe ndarja e 15 bursave për studime deridiplomike për përkthim -interpretim nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas (gjuhë amtare) dhe përkthim – interpretim nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase dhe anasjelltas (gjuhë joamtare). Gjithashtu, 15 bursa janë paraparë për herë të parë për studentët e regjistruar në studime deridiplomike në historinë e artit , arkeologji, art figurativ dhe etnologji si dhe antropologji.

“Gjithsej 1,470 bursa janë dedikuar për student të rregullt nga kategoritë sociale. Për studentët e fushave shkencore të shkencave teknike-teknologjike, bioteknike, shoqërore dhe humane, janë paraparë 770 bursa, ndërsa 85 bursa për student të regjistruar në programet studimore të informatikës. Për studentët e regjistruar në programet e studimore të gjuhës maqedonase, letërsinë maqedonase dhe letërsinë sllave të jugut janë paraparë 15 bursa”, informoi ministria e resorit.

Janë paraparë 500 bursa për studentë të regjistruar në programet studimore në fushat shkencore të shkencave matematiko-natyrore, tekniko-teknologjike, bioteknike dhe/ose shkencat e mjekësisë dhe të cilët kanë arritur notë mesatare më së paku 8.00 nga viti i parë deri në vitin vijues studimor.

Gjithsej 30 bursa do të ndahen për studentët e regjistruar në programet studimore – Kimi, 20 bursa për studentët e regjistruar në programin studimor- Fizikë dhe 20 bursa për programin studimor – Matematikë.

Janë paraparë gjithashtu edhe 30 bursa për student të regjistruar në vitin e parë në programet studimore në institucionet e arsimit të lartë për arsimimin e kuadrit mësimor në edukimin parashkollor, arsimin fillor dhe të mesëm.

You may also like