Masat e qeverisë nuk dhanë efekte – Shqip

by admin
Spread the love

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore ka reaguar sot në lidhje me masat e qeverisë për ngrirjen e vazhdueshme të çmimeve të disa produkteve, të cilat, siç thonë nga kjo Odë, nuk kanë dhënë efektin e tyre për përmirësim të gjendjes, por e kanë përkeqësuar atë, përcjell KlanM.

“OEMVP si institucion i cili për mision ka mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve por edhe ekonomisë në përgjithësi, gjithmonë apelon që masat që ndërmerren nga ana e Qeverisë dhe institucioneve përkatëse të bazohen në analiza dhe me parashikim të detajuar të rreziqeve që mund të sjellin të njëjtat. I tillë ishte rasti i ngrirjes së vazhdueshme të çmimeve të dhjetëra produkteve, e cila në fund po dëshmon që kjo masë nuk ka arritur efektin e parashikuar dhe proklamuar. Në bazë të deklaratës së Guvernatores së Bankës Popullore znj. Anita Angelovska Bezhoska, Inflacioni ka arritur në 9.5% që dëshmon për faktin se masa e ndërmarrë nuk ka sjellë efektet e pritura, ndërkaq bizneset e sidomos prodhuesit dhe tregtarët janë dëmtuar, ndërsa nga ana tjetër edhe qytetarët vazhdojnë të ngelen të pambrojtur nga inflacioni. Konsiderojmë që këto masa nuk janë adekuate për zvogëlimin e inflacionit andaj duhet të ndërmerren masa alternative dhe në të ardhmen duhet të ndërpriten praktikat e institucioneve për mos konsultimin e odave ekonomike gjatë ndërmarrjes së të njëjtave”, thuhet në reagimin e OEMVP-së./KlanMacedonia

You may also like