Masakrat më të tmerrshme në Europë ndër vite

by admin
Spread the love

Sulmi në Pranga nga 24-vjeçari David Kozak, pati një nga shifrat më të mëdha të vdekjeve nga të shtënat masive nga një person i vetëm i armatosur në Evropë këtë shekull, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë në një shkollë në Universitetin Charles.

I themeluar në vitin 1347, Universiteti Charles është universiteti më i vjetër dhe më i madh në Republikën Çeke dhe një nga institucionet më të vjetra në Evropë.

BBC ka bërë një renditje të masakrave që kanë ndodhur ndër vite në Europë, ku persona të ndryshëm kanë shkaktuar dhjetëra vdekje dhe plagosje.

Në Norvegji në korrik 2011, Anders Behring Breivik vrau 77 persona duke vendosur një makinë bombë që vrau tetë persona në një ndërtesë qeveritare në Oslo dhe më pas vrau 69 të tjerë, shumica prej tyre adoleshentë, në një kamp veror ishullor të drejtuar nga krahu rinor i Partisë Laburiste në pushtet.

Në Gjermani, në prill 2002 Robert Steinhauser, 19 vjeç, vrau 16 persona, 13 mësues, dy nxënës dhe një polic, në shkollën e mesme të Gjimnazit Gutenberg në qytetin e Erfurt. Ai ishte përjashtuar nga shkolla vjeshtën e kaluar

Po ashtu në Gjermani, Mars 2009 Tim Kretschmer, 17 vjeç, vrau 15 persona që filloi të qëllonte me armë në shkollën e tij të mëparshme në qytetin Ëinnenden, afër Shtutgartit. Ai qëlloi për vdekje nëntë nxënës dhe tre mësues në shkollë përpara se të shkonte në qytetin e afërt të Ëendlingen, ku qëlloi tre kalimtarë të tjerë.

Në Zvicër, shtator 2001 Friedrich Leibacher hyri në ndërtesën e parlamentit rajonal në qytetin Zug i veshur me uniformë policie dhe vrau 14 persona dhe plagosi 10 të tjerë.

Në Serbi, prill 2013 Ljubisha Bogdanoviç qëlloi për vdekje trembëdhjetë persona, duke përfshirë një djalë dy vjeçar dhe plagosi gruan e tij në një fshat jashtë Beogradit. Bogdanoviç ishte një veteran ushtarak që kishte luftuar me forcat serbe në Luftën Kroate për Pavarësi në fillim të viteve 1990.


Top Channel

You may also like