Masakra në Bucha, Macron ndërpret bisedimet me Putin

by admin
Spread the love

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ndërprerë bisedimet e drejtpërdrejta me homologun e tij rus, Vladimir Putin për zgjidhje e krizës në Ukrainë.

Kjo gjë është konfirmuar nga vetë lideri i Elizëse, i cili shprehet se ky vendim erdhi pas zbulimit të masakrave të kryera nga Rusia në këtë vend.

“Pas masakrave që kemi zbuluar në Bucha dhe qytetet e tjera, lufta ka marrë një drejtim të ri. Kështu që prej asaj dite nuk kam folur më drejtpërdrejt me Putin, por kjo nuk do të thotë që nuk do të flas në të ardhmen”, u shpreh Macron, i cili pret të përballet me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Macron ka folur edhe për një vizitë të mundshme në Kiev.

”Për të treguar thjesht mbështetjen time, nuk kam nevojë të shkoj atje”, deklaroi presidenti francez Emmanuel Macron për kanalin televiziv France 5.

”Nëse shkoj në Kiev, do të duhet të shkoj për të bërë një ndryshim”, tha Macron duke shtuar se ai kishte folur rreth 40 herë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky që nga fillimi i konfliktit me Rusinë.

You may also like