Martohet sportistja e famshme e Kosovës 

by admin
Spread the love

Alpinistja e mirënjohur e Kosovës, Uta Ibrahimi, i ka dhënë fund beqarisë!

Sportistja e famshme martohet, në dasmën e të cilës ishin të pranishëm edhe personalitete të njohura.  

Një dasmë sipas traditës shqiptare dhe një atmosferë mahnitëse, e paharrueshme për të gjithë të pranishmit.

“Uta nuse & Meto burri.

Ende nuk mund të ndalem së buzëqeshuri nga gjithë dashuria dhe energjia që na keni sjellë ju, familja dhe miqtë dhe njerëzit e mirë, në ditën tonë shumë të veçantë, martesën tonë! 

Image

Ishte natë magjike.

Na kane munguar shume te dashurit tanë që shikojnë nga qielli… por ne e dimë që edhe ata janë të lumtur.

Ndjenjat janë ende të freskëta, dhe duam të ndajmë disa nga fotografitë e realizuara nga miku ynë Dardan Krasniqi.

Image

Faleminderit Drenusha Xharra që ma bëri fustanin e nusërisë”, ka shkruar Uta në profilin e saj në facebook.

You may also like