Martini: Të qëndrojmë me këmbë në tokë, për ne çdo ndeshje është finale! Do ndërhyjmë në merkato

by admin
Spread the love

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për Oversport pas fitores përballë Tiranës.

“Fitorja vjen falë sakrificës dhe shpirtit të garës së djemve. Çfarë keni ndryshuar te Teuta? E di që janë djem të fortë dhe me karakter, shihemi në sy dhe kërkojmë më të mirën. Kemi një ndeshje të rëndësishme në Shkodër dhe duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Për ne çdo ndeshje është si një finale. Nuk kemi kohë të festojmë, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Na pret një ndeshje e vështirë, por këto 6 pikë na rrisin moralin, por jo të kalojmë ne eufori. Është një ndeshje delikate, e fortë e luftuar. Të fitojë më i miri.

A jeni i kënaqur me organikën? Nuk jam partizan i skemës 3-5-2, por u munduam të riparojmë diçka pasi kishim pësuar shumë gola. Lojtarët kanë sakrifikuar. E rëndësishme ishte që të mos pësonim gol. Kemi riparuar diçka, por ka akoma vend për përmirësim.

Kemi biseduar me presidentin dhe synojmë që të blejmë disa lojtarë. Por merkatoja e janarit është pak e vështirë. Me kujdes, do të fokusohemi në kampionatin vendas”, ka thënë Martini. / Oversport.tv

You may also like