Martini rikthen Teutën në “shinat e duhura”, durrsakët mposhtin në transfertë Egnatian

by admin
Spread the love

Në ndeshjen e parë pas rikthimit, Edi Martini rikthen edhe Teutën në “shinat e duhura” teksa durrsakët triumfuan në transfertën rrogozhinase ndaj Egnatias me shifrat 0-1.

Heroi i sfidës për “Djemtë e Detit” ishte Realdo Fili që realizoi golin e vetëm të takimit në minutën e 61-të.

Sulmuesi i reëmbeu topin Memollës dhe më pas nga një kënd i vështirë, goditi fort për të mposhtur portierin e Egnatias, Alen Sherri. Pas këtij episodi, vendasit u hodhën në kërkim të golit të barazimit, mirëpo Teuta rezistoi dhe ia doli të menaxhonte avantazhin duke marrë kështu tre pikë me shumë vlera për ecurinë e kampionatit.

Pas këtij suksesi, Teuta ngjitet në kuotën e tetë pikëve në vend të shtatë, ndërsa Egnatia mbetet e para me 13 pikë./Supersport


Top Channel

You may also like