Martini: Duhet të humbasësh me nder, çështje kohe largimi i Teutës nga fundi

by admin
Spread the love

Trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur për Oversport pas disfatës përballë Vllaznisë.

“Një ndeshje e mallkuar? E filluam mirë, pastaj pësuam një gol nga pakujdesia. Më pas tek penalltia sikur u dorëzuam. Penalltia tjetër, kartoni i kuq, ishte një ditë e keqe për Teutën. Në dy ndeshjet e para kemi qenë të kujdesshëm, sot pësuam gol dhe u shthurëm. Për të thënë të vërtetën Vllaznia ishte në një ditë të mirë. Duhet punë dhe karakter që të rikthehemi aty ku ishim, sepse ndryshe është të mundesh 2-0 dhe ndryshe 4-0.

Si do ndryshoni skuadrën? Kam 3 ndeshje që drejtoj Teutën, kemi marrë 6 pikë dhe kemi krijuar një farë besimi. Ndoshta sot e kishim pak të tepruar. Por është e pafalshme, sepse duhet të humbasësh me dinjitet dhe jo kështu. Vllaznia fitoi dyluftimet me meritën. Do na shërbejë ky pushim, do punojmë të gjithë bashkë dhe me blerjet e reja t’ia dalim. Vetëm çështje kohe është largimi i Teutës nga fundit.

Merkato? Do shohim se kush do të qëndrojë, por të tre repartet kanë nevojë për përforcime. Nuk kemi luksin që të marrim lojtarë të papërgatitur, duhet të gjejmë lojtarë gati, për të përforcuar skuadrën aty ku duhet. Mund të huazojmë edhe ndonjë lojtar që nuk ka gjetur hapësira në skuadrat e kreut”, ka thënë Martini. / Oversport.tv

You may also like