Martinez: Niveli është rritur, do e rikthejmë Interin në finalen e Champions League

by admin
Spread the love

Tek Interi ëndërrojnë rikthimin në finalen e Champions League.

Zikaltrit e Simone Inzaghit zhvilluan një ndeshje të madhe në finalen përballë Manchester City, por u mposhtën falë golit të Rodrit, me kupën me veshë që shkoi për herë të parë te Citizens.

Kapiteni i ri i Interit, Lautaro Martinez karikon ambientin zikaltër, duke deklaruar se objektivi i tij dhe shokëve të skuadrës është mbërritja në finalen e turneut më të rëndësishëm për klube.

Jam mirë, jam stërvitur edhe gjatë pushimeve dhe kam rikuperuar energjitë. Pasi kemi shpenzuar shumë këtë vit. Jemi gati për sezonin e ri, do të kemi objektiva të reja dhe si gjithmonë do të mundohemi të japim maksimumin.

Niveli është rritur në çdo aspekt, e kemi dërguar Interin shumë lart. Dhe është normale që tifozët të presin diçka më shumë prej nesh. I shkuam çdo kompeticioni në fund, jam i lumtur që i kam dhënë një dorë klubit.

Ka pak hidhërim për epilogun e Stambollit, por mendoj se njerëzit janë ende krenarë për ne. Ne përpiqemi të përmirësohemi çdo ditë, jemi të uritur dhe të gatshëm për të fituar.

Do të përpiqemi të vazhdojmë deri në fund edhe në sezonin e ri”, u shpreh për Inter TV sulmuesi 25-vjeçar, i cili dhjetorin e vitit të kaluar fitoi Kupën e Botës me Argjentinën e tij./ Shqip


Top Channel

You may also like