Martinez flet për gjendjen fizike të Eden Hazard

by admin
Spread the love

Hapësirat e pakta që Eden Hazard ka gjetur tek Real Madridi dhe dëmtimet e shumta që kanë shoqëruar sulmuesin belg e kanë shqetësuar jo pak trajnerin Roberto Martinez. Ai foli për mediat mbi këtë situatë dhe u shpreh i habitur mbi gjendjen e lojtarit. Sipas teknikut, sulmuesi ka mbërritur në një formë të mirë, ndryshe nga çfarë është parë kohët e fundit.

“Ai është në top formë, kjo periudhë është një mundësi e madhe. Është një situatë e pazakontë. Nuk e prisnim që të ishte kështu”, nis fjalën e tij Martinez në konferencën për shtyp.

“Pashë që nga pikëpamja mjekësore ai ishte mirë, ai është në formë të lartë. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me Real Madridin. Eden dëshiron të bëjë gjithçka që është e mundur për të arritur nivelin e tij më të lartë”.

Trajneri i Belgjikës vazhdoi duke thënë: “Megjithatë, Hazard pranoi se nuk është gjë e mirë që ai nuk ka marrë minuta të mjaftueshme në ndeshjet e fundit. Kjo periudhë e ndeshjeve ndërkombëtare është një mundësi e shkëlqyer për të luajtur”. /oversport.tv

You may also like