Marshi “Stop Femicidit – Boll Ma”, Femicidi urgjencë kombëtare! – Shqip

by admin
Spread the love

INSTITUCIONET T`I TRAJTOJNË ME SERIOZITET VRASJET E GRAVE

Me një performancë artistike të Donika Ahmetit ka nisur marshi “Stop Femicidit – Boll Ma” të organizuar nga qendra Art Polis në Kosovë.

Përmes këtij marrshi u kërkua që të marrë fund vrasja dhe dhuna sistematike ndaj grave. U konsiderua se femicidi është urgjencë kombëtare.

Vrasja e Liridona Ademajt sipas tyre ka shpërfaqur fytyrën e  vërtetë të sistemit patriarkal dhe është rast puro femicid, planifikim organizim ekzekutim.

U kërkua nga institucionet dhe shoqëria që ti trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjet e grave dhe dhunën daj tyre ndërsa kriminelët të marrin dënimin maksimal.

Liridona Ademaj është rasti më i freskët i vrasjes për të cilin janë arrestuar tre persona.

Bashkëshorti i saj Naim Murseli  i akuzuar për veprën penale vrasje e rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava i cili akuzohet për vrasjen e Liridonës si dhe Kushtrim Kokalla për marrëveshje për të kryer vrasjen.

 

You may also like