Marrëveshje të fshehtë me Berishën? Robert Papa zbërthen prapaskenat e dorëheqjes së Bashës dhe bën parashikimin e fortë

by admin
Spread the love

Gazetari Robert Papa ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike siç ishte dhe dorëheqja e Lulzim Bashës. Ai tha se është konsumuar shumë energji për dorëheqjen e Bashës kur në të vërtetë sipas tij ai nuk ka pasur asnjë pushtet.

Pjesë nga intervista

1.Robert, Lulzim Basha dha dorëheqjen por a mendon se e dorëzoi dhe vulën dhe bravën pasi tha se betejën në emër të demokratëve do ta vazhdojë?

Është konsumuar shumë energji kur në të vërtetë nuk ka pasur asnjë pushtet. Ai prapë do të qëndrojë në PD. Nqs do të ketë një bashkim të pjesës më të madhe të PD loja ndryshohet. Nuk e kuptoj kur dikush jep dorëheqjen dhe të futesh sërish në garë. Ti ke harxhuar të gjitha energjitë, kush ka dhënë dorëheqjen nuk duhet të kthehet më. Situata është e komplikuar, por çdo shqiptar i vjen shumë keq sesa shumë energji u harxhua për të larguar një njeri pa pushtet.

2. Një dorëheqje e dhënën nën presion, apo duhet të dyshojmë edhe për një marrëveshje të tij me Sali Berishën?

Nuk besoj se Berisha do të ketë bërë marrëveshje me Bashën sepse nëse do të kishte do ishte bërë më herët. Presion pa diskutim. Problemi është kush e kontrollonte Bashën? Basha ka marrë urdhër nga dikush ai e di se nga cili, nuk besoj marrëveshje dhe nuk besoj se ka pasur trysni nga ndërkombëtarët, por nuk besoj se humbësin e do njeri, ai ka humbur e tradhtoi tabori i tij, ata njerëz që pa asnjë meritë i emëroi si nënkryetarë. Kush oligarkë interesash jo vetëm brenda Shqipërisë donin në këtë moment të largohej Basha. A e forcon kjo Berishën mbetet të shihet sepse është e komplikuar.

You may also like