Marotta: Rinovimi i Perisic? Do ta zgjidhim kur të mbarojë kampionati

by admin
Spread the love

Në prag të sfidës që Interi ka përballë Cagliarit ku kërkon të mbajë gjallë luftën për titullin kampion ka folur edhe Beppe Marotta. Ai u ndal përpara mikrofonave të DAZN ku foli edhe për situatën e rinovimit me Ivan Perisic.

MILAN- “Ndjesitë janë ato të një kampionati shumë të luftuar dhe që po mungonte prej vitesh, çka është diçka pozitive për futbollin. Ne do të bëjmë rrugëtimin tonë, nëse ata janë më të mirë, atëherë thjesht janë më të mirë”.

CAGLIARI- “Është një fushë e pabesë. Janë një skuadër që shfaqin një stil intensiv futbolli, me një publik shumë të zjarrtë. Jemi mësuar që të luajmë sfida të tilla të vështira. Fati ynë varet kryesisht nga ne”.

PERISIC- “Kur të përfundojë kampionati, për pak, ne do të përpiqemi të rregullojmë situatat e pazgjidhura, midis të cilave është edhe kjo. Duke respektuar profesionalizmin dhe faktin se është një lojtar shumë i rëndësishëm. Vullneti jonë është që të vazhdojmë rrugëtimin bashkë sigurisht”. /oversport.tv

Foto: inter.it

You may also like