Marotta: Lukaku e Hakimi kërkuan largimin, me fat që morëm Inzaghin

by admin
Spread the love

Beppe Marotta i është kthyer sërish një teme të vjetër, që lidhet më shitjet e Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi. CEO i Interit ndërkohë ka fjalë të mira për trajnerin Simone Inzaghi.

“Përveç Eriksen, i cili ishte i pafat, Lukaku dhe Hakimi kishin shprehur dëshirën për t’u larguar dhe për të përfituar përvojë në liga të tjera. Ne kishim soliditetin e pronarëve pas vetes dhe përmes atyre marrëveshjeve kishim garantuar edhe qëndrueshmërinë e klubit.

Më pas u munduam të ndërtojmë një ekip konkurrues dhe të rrënjosim një mentalitet fitues. Do të thoja se ishim me fat që zgjodhëm një trajner të ri si Inzaghi, i cili po i përgjigjet plotësisht asaj që kërkuam. Jemi të kënaqur me rezultatet, shpresojmë për qershinë mbi tortë në fund”, tha Marotta. / oversport.tv

You may also like