Marotta frenon merkaton zikaltër: Nuk mund të bëjmë investime të mëdha

by admin
Spread the love

10 ditët e ardhshme janë vendimtare për sezonin e Interit, por ndonëse vëmendja është përqendruar në fushën e blertë, në kampin zikaltër mendojnë edhe për merkaton. Lojtari më i përfolur është kundërshtari në finalen e sotme në Kupën e Italisë, Paulo Dybala.

“Një lojtar shumë i mirë, që do të jetë i lirë në fund të sezonit dhe që synohet nga shumë klube të mëdha. Ne kemi sulmin më të mirë dhe jemi të fortë, prandaj ndonëse e vlerësoj në këtë repart nuk kemi probleme për të zgjidhur”, ka thënë administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta.

Një nga lojtarët që ka luajtur më mirë në këtë sezon me zikaltërit ka qenë Ivan Perisic, por edhe ai mund të mbetet lojtar i lirë në fund të sezonit. “Nuk kemi arritur në pikën finale për rinovimin e tij, por nëse ai dëshiron të qëndrojë me ne, do të jemi shumë të lumtur dhe do tia plotësojmë dëshirën. Kam shumë besim se kjo do të ndodhë”, ka shtuar Marotta.

Gjithsesi nuk do të shohim një merkato të madhe të Interit këtë verë: “Skuadra ka një bazament shumë të mirë dhe një trajner të zotë. Duhet të bëjmë ndonjë përforcim, nëse na jepet mundësia. Në Itali nuk mund të bëjmë investime të rëndësishme, por zgjedhje të goditura”, ka thënë drejtuesi i Interit. / Oversport.tv

Foto: Inter Facebook

You may also like