Marini: Formacionin e zgjedh trajneri, skuadra vjen e qetë e përgatitur

by admin
Spread the love

Drejtori i Partizanit, Elton  Marini ka folur për Oversport para fillimit të derbit.

“Është një ndeshje e rëndësishme, skuadra vjen e qetë e përgatitur dhe pas disa rezultateve të mira. Kërkojmë gjithmonë maksimumin, edhe në këtë përballje speciale të futbollit shqiptar.

Mallkimi “Air Albania”? Nuk jam magjistar që të parashikoj rezultate, por nëse skuadra luan siç punon gjatë javës atëherë jam i bindur që rezultatet e mira nuk do të mungojnë.

Zgjedhjet teknike? Formacionin  e zgjedh trajneri, duke parë edhe kundërshtarin. Të gjithë lojtarët janë të karikuar dhe gati kur ti kërkojë ndihmë trajneri”, ka thënë Marini. / Oversport.tv

You may also like