Marini: Colella nuk donte të rrezikonte me Rexhepin, merkato në Superiore

by admin
Spread the love

Drejtori i Partizanit, Elton Marini ka folur për Oversport pak minuta para fillimit të derbit ndaj Tiranës.

“Jemi përgatitur si në një ndeshje normale. Është herët për të folur për atë që mund të prodhojë rezultati i kësaj ndeshjeje. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në prag të kësaj sfide.

Mungesa e Rexhepit? Alban Hoxha është pjesë e rëndësishme e Partizanit, Rexhepi ka qenë me grip gjatë javës dhe trajneri Colella nuk ka dashur që të rrezikojë, duke i besuar portën Hoxhës.

Merkato? Nuk kemi oferta për lojtarët e stolit, për të tjerët të shohim. Po punojmë për të kompletuar me më shumë lojtarë organikën. Bashkë me stafin kemi rënë dakord që të shohim më shumë tregun shqiptar dhe më pas të vendosim. Me projektin që kemi nisur jam partizan për të investuar tek lojtarët tanë”, ka thënë Marini. / Oversport.tv

You may also like