Mariçiq: Së bashku me mediat, afrojmë me qytetarët procesin e negociatave me BE-në

by admin
Spread the love





Zv. kryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot hapi trajnimin për gazetarë, në kuadër të projektit për përgatitjen për pasqyrim gjithëpërfshirës dhe të informuar të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, në të cilin theksoi se mediat kanë fuqi dhe potencial për të përgatitur mirë qytetarët për ndryshimet që vijnë gjatë negociatave, por edhe me vetë anëtarësimin në BE.

“Integrimi evropian aktualisht është projekti më i madh i Maqedonisë, i cili duhet të jetë një histori suksesi. Prandaj është e nevojshme të pajisim shoqërinë rreth kësaj detyre shtetërore, duke njohur rëndësinë dhe vështirësinë e fazës në të cilën po hyjmë nga integrimi evropian dhe gjëja më e rëndësishme, duke e afruar procesin e negociatave me publikun”, u tha Mariçiq gazetarëve.

Reklama
Kryenegociatori me BE-në tha se procesi do të jetë më i lehtë nëse bashkërisht luftojmë lajmet e rreme që lidhen me negociatat e anëtarësimit me BE-në.







Artikulli paraprakBegaj në NATO kërkon anëtarësimin e Kosovës: Vlerë e shtuar për Aleancën!
Artikulli tjetërLloga: Pa ndërkombëtarët nuk ka veting




You may also like