Mariah Carey në Shtëpinë e Bardhë, takohet me Joe Biden

by admin
Spread the love

Këngëtarja me famë botërore, Mariah Carey ka vizituar Shtëpinë e Bardhë dhe është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram ajo ka ndarë disa foto nga vizita ku shihet bashkë me binjakët e saj, me Presidentin Biden dhe Zëvendëspresidenten Harris.

Po ashtu ajo ka ndarë disa pamje nga rregullimet festive që i janë bërë shtëpisë më të madhe në Amerikë.

“Javën e kaluar pata kënaqësinë të takoj Presidentin Biden dhe Zëvendëspresidenten Harris në Shtëpinë e Bardhë për të ftuar sezonin e festave! Ndërsa ishim atje, pamë të gjithë dekorin festiv dhe shpërndamë pak gëzim!”, ka shkruar Carey në Instagram./21Media

You may also like