Marcus Rashford afër transferit te gjiganti italian

by admin
Spread the love

Lajm bombastik, Marcus Rashford tek gjiganti italian.

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford ishte protagonist me Djajtë e Kuq sezonin e shkuar duke realizuar 30 gola dhe 11 asistime.

Falë paraqitjeve të mira Rashford rinovoi kontratën me United deri në vitin 2028, por këtë sezon 26-vjeçari nuk po kalon formë të mirë.

Rashford po mendon për largimin nga Old Trafford dhe nga kjo mundësi kërkon të përfitojë gjiganti italian.

Sipas portalit spanjoll për transferime Fichajes, Juventus synon transferimin e Rashford verën e ardhshme.

Drejtuesit e United janë të hapur ta lënë të lirë për 50 milionë euro, shifër të cilën Biankonerët janë të gatshëm ta paguajn.

You may also like