Marcos Alonso: I lumtur te Chelsea, por kam dëshirë të kthehem në Spanjë

by admin
Spread the love

Marcos Alonso nuk e ka fshehur dëshirën që ka për t’u kthyer në LaLiga. Mbrojtësi i Chelsea foli nga grumbullimi i kombëtares Spanjolle, ndërsa u shpreh i qartë edhe për dëshirën që ka për të ardhmen e tij.

“Një rikthim në Spanjë? Jo për momentin. Në letra kam ende edhe një vit kontratë dhe mund të them atë që kam thënë deri më tani. Më pëlqen një rikthim, por nuk varet vetëm nga mua.

Tani mungojnë edhe dy ndeshje dhe më pas vjen koha e pushimeve. Kam luajtur 50 ndeshje, jemi shpallur kampionë të botës, na ka munguar edhe fati në finalet e kupave.

Nuk mund të ankohem për asgjë te Chelsea, por dëshira për të luajtur në Spanjë qëndron. Nuk varet tërësisht nga unë, por jam i lumtur te Chelsea. Unë jam i sinqertë”, u shpreh ndër të tjera Marcos Alonso. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Twitter

You may also like