Marcelo: CR7 më donte tek Al-Nassr, zgjodha rrënjët e mia

by admin
Spread the love

Marcelo u rikthye gjatë muajit shkurt te Fluminense, skuadra ku u rrit dhe u bë futbollist profesionist.

Mbrojtësi i majtë i dha fund aventurës europiane pas 16 vitesh.

Cristiano Ronaldo tentoi ta bindte për t’u transferuar në Arabinë Saudite, aty ku e pritnin milionat. Por 35-vjeçari dëgjoi zemrën dhe riveshi sërish fanellën e Fluminenses së tij të dashur.

Dhe pak ditë më parë realizoi një ëndërr të kahershme, duke fituar Kupën Libertadores pas suksesit dramatik në finalen e zjarrtë kundër Boca Juniors. Kompeticion që ai dhe Fluminense nuk e kishin shijuar kurrë më parë.

Edhe pse ka fituar pesë herë Champions League me Realin e Madridit, Marcelo theksoi se ky ishte trofeu më i bukur i karrierës.

Te Reali duhet të më kuptojnë: ky është titulli më i rëndësishëm në karrierë, sepse e fitova me klubin ku jam rritur.

Champions apo Libertadores? Sigurisht që kjo e dyta. Nuk ka çmim dhe ndjesi më emocionuese për mua”.

Braziliani i është rikthyer pistës Al-Nassr, skuadrës së Cristiano Ronaldos, mikut të tij të vjetër. Portugezi e donte sërish shok skuadre në Arabi, por Marcelo bëri një zgjedhje romantike.

Ne folëm me njëri-tjetrin disa kohë më parë. Kisha oferta, por e kisha të nevojshme të kthehesha këtu, në Brazil, te rrënjët e mia. Diçka brenda vetes më thoshte se duhej të kthehesha të Fluminense”, u shpreh Marcelo.

I cili u shndërrua në futbollistin e 14-të që ka fituar Championsi + Libertadores. Përpara tij ja kanë dalë emrat e mëposhtëm:

Dida (Milan/Cruzeiro)
Cafu (Milan/San Paolo)
Carlos Tevez (Manchester United/Boca Juniors)
Juan Pablo Sorin (Juventus/River Plate)
Walter Samuel (Inter/Boca Juniors)
Roque Junior (Milan/Palmeiras)
Danilo (Real Madrid/Santos)
Ronaldinho (Barcelona/Atletico Mineiro)
Neymar (Barcelona/Santos)
Rafinha (Bayern Munchen/Flamengo)
Ramires (Chelsea/Palmeiras)
David Luiz (Chelsea/Flamengo)
Julián Alvarez (Manchester City/River Plate)


Top Channel

You may also like