Maratona e Vlorës, evenimenti i ri sportiv në qytetin bregdetar

by admin
Spread the love

Vlora ka ndërmarrë një nismë të re teksa ka organizuar për herë të parë garën Maratona e Vlorës ku morën pjesë mbi 200 garues.

Është ky një eveniment që u organizua falë nismës së klubit shumë sportësh Flamurtari me idenë që kjo garë të shndërrohet në një traditë të përvitshme.

Në Maratonën e Vlorës morën pjesë garues nga i gjithë vendi që kanë përshkuar 10 km nga Bulevardi kryesor i qytetit  deri te Uji i Ftohtë dhe kthim. për kryetarin e bashkisë Dritan Leli dhe Drejtorit të Klubit të Flamurtarit Klevis Kaso ky eveniment ishte i rëndësishëm por synimi është që në të ardhmen të ketë më shumë garues

Në fund të maratonës së Vlorës u dhanë edhe çmimet për fituesit e këtij evenimenti që pritet të zhvillohet cdo vit në qytetin bregdetar

 

 


Top Channel

You may also like