Maqedonia U19 në grup me Zvicrën, Ukrainën dhe Letoninë – Shqip

by admin
Spread the love

Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës  sot është tërhequr shorti për “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023/2024.

Maqedonia e Veriut  U19 mësoi rivalët për raundin elitar të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2024.

Futbollistët e Maqedonisë së Veriut  në kategorinë  U19 që drejtohet  nga  selesksionuesi  Toni Jakimovski  është në grupin e 7-të së bashku me Zvicrën, Ukrainën dhe Letoninë. Në këtë fazë janë gjithsej 7 grupe me nga 4 skuadra, derisa Kosova bënë pjesë në grupin e parë së bashku me Spanjën, Austrinë dhe Slloveninë.

Turneu kualifikues i këtij grupi do të mbahet në Slloveni, derisa datat kur do të zhvillohen ndeshjet janë 20/23/26 mars 2024. Kualifikimin për në Evropian e sigurojnë skuadrat lidere të grupeve përkatëse.  /KlanMacedonia/

You may also like