Maqedonia pësoi fiasko në Botërorin 2023 – Shqip

by admin
Spread the love

Në ndeshjen e tretë Maqedonia e Veriut – Argjentina 26-35

Reprezentacioni i Maqedonisë në hendboll përfundoi pa asnjë pikë pjesëmarrjen në grupin F të Botërorit 2023. Reprwezentacioni ynë që drejtohet nga trajneri Kiriil Llazarov humbi nga Argjentina me nëntë gola diferencë 26- 35 dhe mbete opa asnjë pike në Grupin F.

Kjo ndeshje ishte shpresa e fundit e reprezntacionit të RMV-së se cila kombëtare do të renditet e treta në grup që siguronte kualifikim në fazën tjetër të grupeve . Zhgënjëmi është edhe më i madh se pas dy humbjeve kundër Norvegjisë dhe Holandës hendbollistët tanë ishin optimis se kanë forcë të mundin Argjentinën, por rezultati dëshmon se shpresat ishin të kota pasi nuk në terren nuk pati asgjë ndryshe nga dy ndeshjet e para.

Argjentina me lojë të sigurt fitoren e siguroi që në pjesën e parë kur krijoi epërsi prej shtatë golave 11-18, ndërsa në pjesën e dytë pa problem ruajti epërsinë nga pjesa e pare në fund fitoi me 9 gola diferencë.

Lojtari më efikas në reprezentacion e Maqedonisë së Veriut ishte Filip Taleski me 5 gola të shënuara, ndërsa te Argjentina më efika ishte Diego Simonet me tetë gola

Norvegjia, Holanda dhe Argjentina kualifikohen në fazën tjetërMaqedonia e Veriut do të luaj me ekipet të cilat luftojnë nga vendi i 25-të deri në at të 32-të

Rezultatet e zhvillura nga ora 18:00
Algjeria – GJermania 21-37
Belgjika – Bahreini 28-30
Egjipti – SHBA 35 – 16
Maqedonia e Veriut – Argjentina 26-35

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like